Mbi 2 muaj pas ngjarjes autoritetet italiane kanë identifikuar autorët e hedhjes së një bombe molotov në banesën e dy shqiptarëve në lagjen “Casal Bertone” në Romë.
Policia italiane ka vënë në masë ndalimi 2 romanë, një 33-vjeçar në urdhër arresti me burg e një 41 vjeçar në arrest shtëpiak e po heton në gjëndje të lirë 2 persona të tjerë, miq të tyre e bashkëpunëtorë në ngjarje, 25 e 26 vjeç.
Gjithçka kishte ndodhur pas një grindje të dhunshme në një bar mes 2 shqiptarëve dhe romanëve të cilët më pas kanë organizuar hakmarrjen duke hedhur në banesën e tyre një bombë molotov.
Nuk pati të plagosur, veç dëme materiale.
Autoritetet italiane disa javë pas ngjarjes mundën të identifikonin autorët e këtij akti të dhunshëm,falë një bandane të gjetur në vendngjarje e përdorur për ndezjen e bombës.