Këta janë dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, 26 dhe 29 vjeç, administratorët e dy qendrave të masazhit që i kishin kthyer në vende ku ushtrohej prostitucioni.
Ata u arrestuan një ditë më parë nga Policia e Tiranës në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës në kuadër të informacioneve për ushtrim prostitucioni në këto ambjente.
Sot ata ata dolën parë gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë dhe gjykata vendosi ti lërë në arrest me burg.
Ndaj tyre rëndojnë dy akuza: “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Qendrat e masazhit në pronësi të tyre që ofronin shërbim ekstra, ndodhen në zonën e Pazarit të Ri, ne Tirane, pikërisht në afërsi të banesës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Si rekrutoheshin – Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.
“Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.
Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.