Një vit i ri shkollor ndryshe!

0
314
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti nisi të gumuzhijë përsëri nga zhurmat e fëmijëve, që kishin muaj që mezi prisnin të shkonin në shkollë. Ky gëzim është kaq i madh, por a janë ata të vetëdijshëm sa të rrezikuar janë?!

Mbas shumë polemikash, ky vit shkollor u vendos që kjo ditë e hënë, të ishte dita e parë e shkollës, për mijëra nxënës dhe mësues. Në vit shkollor, ndryshe nga vitet e tjera, do të ketë ndryshime, në mënyrën si do të kryhet mësimdhënia.

Disa fëmijë do të qëndrojnë në shtëpi, nuk do të kenë mundësi t’u dhurojnë lulet e para mësueses, ndërsa disa nxënës do të jenë në shkollë. Disa të tjerë, janë tejet të frikësuar dhe nuk preferojnë të rrezikojnë jetën, edhe pse mund të humbin një vit shkollor.

Shumë mësues në Shqipëri, janë shpallur me Covid-19, por cili ka qënë reagimi i qeverisë?

Të zhvillohet mësimi!

Shumë mësues nuk e kanë sensin e distancës, meqënëse edukimi në shkolla vjen mësuesi, cili ka qënë reagimi i shkollës?

Të zhvillohet mësimi!

Përse janë vendosur disa rregulla, ku peshku qelbet nga koka?

Që do jetë dikush në fund që do ketë faj kjo dihet,por le të shpresojmë mos jenë fëmijët. Fëmijët janë e ardhmja e vendit, por nuk duhet të harrojmë që disa mësues , ndoshta ne mund t’i njohim e bëjnë punën me pastërti, madje ne ndihemi mirënjohës që po edukojnë fëmijët, dhe nuk lodhen kurrë dhe pse ata nuk vlerësohen kurrë.

Le të jetë ky viti 2020-t, kjo datë që do jetë mësuesja më e mirë për të gjithë ne dhe shoqërinë shqiptare, që të “hapim sytë”, të solidarizohemi në këto kohë të vështira, si dhe të reagojmë në këto kohë të vështira.

Fëmijëve tuaj pse po u kërkohet deklaratë shëndetësore?!

Po nesër çfarë do fillojë, dezifektimi në grup pa djeninë tuaj?

Duket pak a shumë si një “kohë hitleriane”, por që “hebrenjtë” në këtë rast janë fëmijët.

Të jetë një pikënisje e vitit shkollor me me shumë arsye, që të kuptojmë dhe të perceptojmë, më mirë çfarë është e drejtë dhe çfarë jo në këto sisteme politike, që po vetë ne i vendosim, por që janë më virus i rrezikshëm, dhe më me pasoja afatgjata se Koronavirusi!.M.CEKANI

Shkollat nëpër botë/ Fëmijët i kthehen mësimit mes masash të ndryshme - lexo

Sqarimi i OBSH, fëmijët e kësaj moshe s'duhet të përdorin maska në shkolla

Zjarr Tv Ad