Ulet numri i rasteve të reja në Kosovë/ Regjistrohen 55 të prekur dhe 4 viktima

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 55 raste të reja të infeksionit Covid dhe 4 viktima

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14.692 kurse totali i vdekjeve 600.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 150 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507.

Maqedonia e Veriut ka raportuar për 37 raste të reja infeksioni dhe 4 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15 828 për një total prej 652 viktimash që prej fillimit të pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 13 315.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja infeksioni, numri më I ulët që nga muaji qershor, dhe 0 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,437 kurse numri i përgjithshëm i viktimave mbetet 733.

Zjarr Tv Ad