Aksidenti tragjik në Elbasan/Flet në gjëndje të rënduar psikologjike babai:”Vajzat po ktheheshin nga një gëzim”

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tejet i dhimbshem është rrefimi i babait te vajzës që drejtonte automjetin ditën e djeshme, ku humbën jetën dy vajza dhe u plagosën dy të tjera.

Ai ka treguar se vajzat kishin qenë në një gëzim familjar.

‘Vajzat po ktheheshin nga një gëzim. Vajza ime është jashtë rrezikut për jetën. Po shkonin në Korçë për ditëlindjen e njërës prej tyre.

Goca ime është përmendur në orën 05:00 të mëngjesit dhe nuk e mban mend aksidentin’– thote ai.

Me tej, babai ka thene se vajzen e ka pare kur shkoi te Spitali i Traumes.

‘Shkova te spitali i Traumës dhe aty pashë vajzën. Gjendja e Nervidës është kritike.

Vajza ka nevojë për dhurim gjaku. Çdo dhurim është shpëtim për jetën e saj. Ajo është si vajza ime. Si ajo dhe ato që nuk jetojnë më.

Familja e saj ndodhet në Shkodër dhe presin trupin e Lusindës’, – u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad