Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Vehap Kola:
Si funksionon industria manipulative e trollsave të Edi Ramës?
Keni vënë re lumin e komenteve pozitive në postimet e Edi Ramës?
A besoni se kanë energji, qoftë edhe militantët që të bëjnë komente aq të sinkronizuara me tezat e propagandës?
Natyrisht që jo! Të gjithë këto komente janë të parapërgatitura nga zyra e propagandës së Edi Ramës dhe postuara nga llogari fake (persona jorealë).
Dhe këtë mund ta bëjë edhe një njeri i vetëm.
Por facebook nuk të lejon të krijosh llogari pa një numër telefoni dhe email. Si mund të krijojë kaq shumë profile vetëm një person?
E thjeshtë! Krijon faqe. Facebook nuk ta kufizon numrin e faqeve që mund të krijosh.
Krijo 30 faqe për një orë, asgjë s’të pengon. Vendosu emra që tingëllojnë mjaftueshëm normalë dhe foto profili që të duken persona realë: Gentian Bylyku, Briselda Sallaku, Kelment Hyseni, Arben Mehmeti, Alban Sotiri, Greta Tola, Avdullah Murrizi, Alberta Kukaj, Xhoni Ndreca, Jonida Muka, Ertila Veizaj, Fation Dibra, Manjola Koleci, Emiljana Isufaj, Stela Milori, Ana Loka, Lena Shehu, Pandi Thanasi, Janaq Vasili, Kastriot Siqeca, Edona Lepuri, a ju duken emra shqiptarësh të zakonshëm?
Po!
Në fakt janë të gjitha profile fake, që funksionojnë si fanpage (faqe facebook-u) dhe administrohen nga e njëjta dorë.
Kështu, populli që beson çfarë sheh dhe pranon për të vërtetë atë që e thonë dyzet vetë, nis të fërkojë sytë, të pickojë veten dhe të qëllojë fytyrën me shpulla me shpresë se problemet që ai sheh dhe pëson, pra që janë perceptime të gabuara nga ana e tij, të zhduken dhe ai të fillojë ta shohë botën si të tjerët.
Përkundrazi, kjo qeveri po punon dhe po e bën shëndetësinë që të na vijë Merkeli me charter nëse, larg qoftë, e zë COVID-i.
Qendrat shëndetësore nuk janë më të mbipopulluara si më parë.
Tani s’ke pse shkon në QSUT, kur ke klinikën në lagje dhe shërbim shëndetësor të nivelit europian – thotë Emiljana Isufaj.
Një ndër shërbimet që ofrohen tashmë në qendrat e reja shëndetësore, është edhe vaksinimi kundër gripit – thotë Ertila Veizaj.
Shëndetësia sot, është si nata me ditën krahasuar me atë që ka qenë – thotë Edmond Kamberi [në kohën e Saliut ka qenë].
Të gjitha këto janë mesazhe të parapërgatitura me kujdes, si pjesë e paketës së instrumentave të manipulimit të opinionit publik me propagandë.
Pastaj fillon vargu i komenteve të shqiptarëve militantë, ose që bien në rrjetën e propagandës dhe lëvdojnë Edin, Ogertën, Elisën, Oltën, Plerionin etj.
Kështu i mban me rrena Rilindja banorët e Facebook Republic of Albanania.
Për ta verifikuar këtë, mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm dhe të shihni komentet pozitive. Klikoni emrat e komentuesve dhe do t’ju dalin të gjithë fanpage me 0 deri në 31 ndjekës.
Pra, trollsa të komanduara nga një dorë, për kollajllëkun e Endri Fugës, siç i shihni në fotot bashkëngjitur këtij postimi.