Seria e iPhone 12 do të ketë 4 modele, ashtu si asnjëherë më parë në historinë e Apple. Me kaq shumë telefona në tregun teknologjik, pjesëtarët e rinj të familjes së Apple do të vijnë në kombinime të ndryshme memorieje dhe çmimesh. Sipas një burimi, iPhone 12 më i liri do të kushtojë 649$, duke u ngjitur tek më i shtrenjti 1399$ për iPhone 12 Pro Max.
Secili iPhone 12 do të ketë 3 opsione memorieje, 64/128/256 GB, ndërsa dyshja Premium 128/256/512GB. iPhone 12 mini thuhet se do të ketë një ekran 5.4 inch dhe do të kushtojë 799$. iPhone 12 dhe 12 Pro do të kenë një madhësi ekrani të njëjtë, diferenca mes të dyve pritet të jetë rreth 200$.
iPhone 12 Pro Max do të jetë më i madh dhe më i kushtueshëm. Çmimi i tij nis nga 1,100$, 128 GB. Ekrani do të jetë 6.7 inch diagonal, më i madh se aktuali iPhone 11 Pro Max.