Ditën e sotme, Samiti i Sofjes do të mbledhë krerët e rajonit dhe drejtuesit e vendeve kryesore të BE-së për të mbështetur rrugën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
I pari që ka mbërritur në kryeqytetin bullgar ka qenë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili është pritur nga homologu vendas, Boyko Borissov.
Treshja që do të hapë zyrtarisht samitin që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit është kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Në seancën plenare që nis në orën 11:25 dhe ku diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit.Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Gjatë konferencës “online” dje me Presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, kryeministri Rama përshëndeti pjesëmarrjen në samitin e sotëm edhe të Kosovës.
Vendimi më i rëndësishëm i këtij samiti është krijimi i Tregut të Përbashkët rajonal.