Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Lulzim Basha, i ka besuar pozicionin e drejtuesit të qarkut të Lezhës, pedagogut Mark Marku. Pas këtij lajmi, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i i ish-zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me ironi ka shkruar se; Basha e hodhi vetë në erë komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD. Kujtojmë se; pjesë e këtij komisioni, ishte edhe profesor Mark Marku.
“Si të hedhësh në erë me duart e tua komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputetë në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, – kështu është shprehur Erla Mëhilli.