Qytetarët të zhgënjyer nga Edi Rama: Premtoi shëndetësi falas, por po paguajmë sa qimet e kokës…

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati, Lulzim Basha, u ka kujtuar qytetarëve, të cilët shprehen të zhgënjyer nga  Edi Rama, se premtimet e tij për shëndetësinë falas, janë premtime që nuk janë mbajtur.

Një nga pikat e premtuara nga qeveria Rama, është dhe shëndetësia falas, për të cilën qytetarët shqiptarë ndihen të zhgënjyer. Sipas kryetarit të opozitës, shëndetësia në Shqipëri, është në kolaps dhe shqiptarët janë duke paguar më shtrenjtë se çdokush tjetër në rajon.

“Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet.”, ka shkruar Basha.

Kujtojmë që; pak ditë më parë, në media u bë publike rasti ku sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, hiqej si infermiere, duke i marrë lekë famijarëve të pacientes.

Zjarr Tv Ad