E “gjithë” Greqia është ngritur në protestë ditën e sotme, kundër projektligjit të paraqitur në Parlament ditën e djeshme për punën.
Projektligji do të minojë të drejtat e punëtorëve, në mënyrë efektive të shfuqizojë rregullin tetë-orësh, të lehtësojë pushimet nga puna dhe të kufizojë të drejtën për grevë.
Mediat greke bëjnë me dije se; protesta do të mbahet në dy zona të Athinës, në Selanik, në Kretë dhe Hirakilio.
“Konfederata ka shprehur që në fillim mosmarrëveshjen e saj të fortë me dispozitat e diskutueshme të projektligjit, një projektligj që nëse zbatohet, do t’i jepte një goditje të madhe tregut të punës, autonomisë kolektive, por edhe shoqërisë”, tha konfederata në një deklaratë.
Në protestë do të marrin pjesë gazetarët, punonjësit publik, punonjësit e shëndetësisë, mësues, zyrtarët e gjykatave, farmacistë, punëtorët e ndërtimit etj.
Kjo protestë ka “paralizuar” Greqinë, pasi hekurudhat, metro, tramvaji, nuk do të jenë në funksion gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, fluturimet Olimpike dhe Sky Express, kanë ndaluar të gjithë udhëtimet.