Zbulimi i analistit: Pas shkarkimit të Metës, e ka radhën ai që është në listë te libri Kurban i Edi Ramën…

0
1425
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, analisti i njohur Artur Zheji, ka folur për shkarkimin me 104 vota pro nga Kuvendi, të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ai tha në “Opinion” se Meta do korri atë që mbolli dhe se me këtë proces ka marrë fund marrëdhënie mes tij dhe Ramës.

Se kush e ka radhën tani pas Kreut të Shtetit, Zheji tha se duhet parë te libri Kurban i Edi Ramës, pasi sipas tij, kush është damkosur në atë libër, ai e ka radhën.

Zheji: Kjo gje që ndodhi tani mbyll gjithë odisenë e konfilkteve Rama-Meta. Në fund Meta mori atë që meritoi, korri atë që mbolli. U mbyll historia e tyre tani, nuk ka dhe urrejtje dhe dashuri, ka vetëm urrejtje tani. Dhe shikoni, unë bëj thirrje që të shiten sa më shumë kopje të librit Kurban të Ramës, se kush është damkosur aty ai e ka radhën.

Fevziu: E ka radhën ai që është në listën e Kurbanit?

Zheji: Po po. Kush është në listë te librin ai e ka radhën, ai do bëhet kurba

 

Zjarr Tv Ad