Shkarkimi i Metës/ Mark Marku: Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e miraton, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen

0
888
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i marrë nga Kuvendi ditën e djeshme për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, solli shumë reagime nga figura të rëndësishme në vend.

Një reagim për këtë vendim, ka pasur edhe Mark Marku, i cili tha se ky ishte një vendim shumë i rëndë dhe i paprecedent. Sipas tij, duhet të ishte bërë një debat lidhur me mënyrën sesi Presidenti e kishte ushtruar detyrën e tij.

Gjithashtu, Marku tha se nëse Gjykata Kushtetuese, nuk e miraton vendimin për shkarkimin e Ilir Metës, atëherë Kryeministri Edi Rama, duhet të jepte dorëheqjen, pasi rezulton që Parlamenti të ketë kryer shkelje.

“Është një akt i rëndë që nuk ka ndodhur kurrë më parë veçse në vitin 1921. Sepse përbën precedent. Duhet të bëhej një debat për mënyrën se si e ushtron dhe ka ushtruar ai rolin. Parlamenti është ilegjitim se nuk ka 140 deputetë. Do gjykojë shkarkimin e Metës ndërkohë që nuk është Parlament legjitim nga ana formale dhe kohore, sepse është zgjedhur një parlament tjetër. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e miraton, i bie që Parlamenti e ka shkelur kushtetutën. I bie që të japë dorëheqjen Rama pastaj”- u shpreh Marku.

Zjarr Tv Ad