S’përmbahet Frrok Çupi, lëshon gjuhën keq ndaj Metës: Shkeli mbi ligje, e presin investigime, hetime, gjyqe…

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi, thotë se Presidenti Ilir Meta, shkeli ligjet dhe tentoi ta fusë vendin në luftë, me qëllimin e vetëm për të fituar aq sa mundeshin “qetësinë e tyre”.

Duke komentuar shkarkimin e Metës nga Kuvendi, Frroku u shpreh për “Report Tv” se Meta është ish-presidenti më i korruptuar në kontinent.

“Pse është kaq e veçantë? Presidenti është një figurë, thuajse shëmbëlltyra e mbretit. Është një figurë e lënë në heshtjen e vetë, në ceremonialin e vetë, për të mishëruar paanësi, kulturë… Por ndodhi që ish-presidenti duhet thënë tani, agresoi, me forcë, shkeli mbi ligje, mbi paqen njerëzore.

Nxiti debate. Bëri përpjekje për të pasur ndasi mes njerëzish dhe krahinash. Në ngarkua aq shumë me mëkate politike duke qenë i vetmi më i famshmi në kontinent si më i korruptuar. Korrupsioni i Metës është epik. Në të gjithë Europën njihet si njeriu i kapur në vjedhje, në pasurim të pabazë”, deklaroi Çupi.

Çupi tha se shkarkimi i Metës është “vetëm fillimi”. Sipas tij tashmë Metën e presin investigime, hetime, gjyqe dhe dënime.

 

Zjarr Tv Ad