Petrit Vasili: Çmontimi i kapjes së shtetit kryeçështje, çdo prioritet fiktiv vetëm legjitimon kapjen…

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan se çmontimi i kapjes së shtetit është kryeçështje. Vasili thekson se çdo prioritet fiktiv vetëm sa legjitimon kapjen.

Postimi i Petrit Vasilit:

Çmontimi i kapjes se shtetit kryeçeshtje, çdo proritet fiktiv vetem legjitimon kapjen! Kapja e shtetit ku eshte rrembyer nga rilindja drejtesia e barazia para ligjit, ku jane rrembyer zgjedhjet e lira dhe ku eshte futur ne kthetra nga rilindja ekonomia, jane tre kembet e kirminalizimit rilindas te Shqiperise. Perballja me Kapjen e Shtetit eshte guri i proves dhe vija e ndarjes per nje opozite te vertete, qe perballet deri ne fund dhe nuk terhiqet ne betejen per cmontimin e kapjes rilindase, qe ka shitur interesat kombetare dhe ato individuale te cdo qytetari. Asnje pseudoprioritet nuk perligj dot anashkalimin e kesaj beteje, fitorja e se ciles do te thote mbrojtje e sovranitetit te Shqiperise te rrezikuar si kurre me pare ne 100 vjetet e fundit. Kapja e Drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise, qe kane siguruar pandeshkueshmerine totale te rilindjes jane Fakte.

Kapja e drejtesise nga rilindja dhe pandeshkueshmeria e saj jane Fakt real dhe i padiskutueshem e ku ceshtjet e Teatrit, Inceneratoret, Afera e Portit te Durresit dhe ceshtja Beccheti, ku drejtesia e kapur nuk vepron, jane prova tronditese te rrembimit te Drejtesise nga rilindja. Identifikimi i pergjegjesive dhe ndeshkimi i pergjegjesve te rilindjes per bllokimin e reformes dhe kapjen e drejtesise prej saj eshte kryedetyre e opozites.

Hetimi te gjitha nderhyrjet e njeanshme ne ligjet e Reformes ne Drejtesi te kryera ne dy vitet e fundit nga Kuvendi njepartiak, ne kundershtim te plote me Kushtetuten dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias eshte detyre e pashmangshme. Pa nje proces te tille cdo hap me tej eshte thjesht legjitimim perfundimtar i kapjes se drejtesise nga rilindja. Hetimi deri ne fund i masakres se 25 prillit dhe identifikimi i pergjegjesive shume te renda qe bien mbi rilindjen per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte kryedetyra e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe bashke me te interesi kombetar dhe ai privat. Hetimi deri ne fund i koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi njepartiak eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar.

Krijimi i proriteteve fiktive dhe ikanake e shmangia nga keto tre ceshtje madhore, qe kane tronditur e cuar ne piken kritike vete ekzistencen e Shqiperise, si vend e si popull, do te thote krijimi i alibive dhe ortakerive politike te errta per legjitimimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama dhe thelkim pa kthim te rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.

Zjarr Tv Ad