Luciano Boci i bashkohet “Foltores” në Elbasan, demokratët presin Sali Berishën, sekretari i PD-së, Blendi Himci: Jam pro hapjes së Partisë Demokratike

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Elbasanit.

Para se të nisë “Foltorja” në shesh shihen mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, mes tyre dhe emra të njohur si deputeti i këtij qarku, Luciano Boci. Demokratët e Elbasanit shprehen se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha po vjen për ta rikthyer PD-në në pushtet.

Gjithashtu “Foltores” i është bashkuar edhe sekretari i PD-së, Blendi Himci i cili për mikrofonin e “Fax News” konfirmon se është pro hapjes së Partisë Demokratike.

“Arsyet janë të shumta përse jam këtu, së pari, nuk u bë analizë për humbjen. E dyta, vazhdojmë të mbetemi të mbyllur ndërsa Partia Demokratike duhet të ishte e hapur për arsye se nuk është respektuar statuti i PD. Unë nuk kam asgjë personale me kryetarin Basha me mënyrën si bëri fushatë, me mënyrën si përfunduan në opozitë, po këto janë qëndrimet e mia për të cilat unë kam rezerva.

Nuk kam inate personale as mllefe por do t’i shikoja gjithmonë në fokus të një situate e cila kërkon në moment për ta rihapur Partinë Demokraike. Votat janë rritur por vazhdojmë të jemi në opozitë, kjo provon se nuk jemi aty ku duhet”, u shpreh Blendi Himci.

Zjarr Tv Ad