Kriza si vazhdim i axhendës globaliste

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir SHKURTI

POPULL I DASHUR SHQIPTAR!

Natyrisht që me ty, jetë e mot kanë tallur krapin, dhe ti, kur ke patur mundësinë , e ke bërë!

Por sot e kanë rradhën 𝓐𝓣𝓐. Ose, më saktë, AI!

Është dita e Edi Ramës ta tallë sa ti lodhet!

Për ata që e kanë kapur diktaturën në moshë të rritur e kam. Ju kujtohen beharet e thata? Atëhere thuhej se kishte krizë. Se hidrocentralet qenë mehur dhe se na duhej ti fiknim ca dritat që të mos i shtrinim dorën armiqve që na rrethonin. Me sytë nga qielli prisnim shiun që të gatitej edhe puna e dritave.

𝐏𝐑𝐀 𝐙𝐎𝐑𝐑𝐈𝐍 𝐄 𝐊𝐈𝐒𝐇𝐈𝐌 𝐍𝐄̈ 𝐕𝐄𝐑𝐄̈!!

Erdhi ky sistemi tjetër. Hoqëm drutë për ngrohje e blemë kondicionerë e kaloriferë. Morëm boliera për tu larë përditë e për ujë të ngrohtë 24 orë.

– Nuk mban linja! Enveri i bëri vetëm për dy llamba e një televizor. Tani që kemi bollëk si Europa, nuk na e mbajnë telat. Digjen kabllo, transformatorë, bien automatë.

Yxhym! U derdhën para lumë me linja, interkonjeksione, nënstacione. Ju kujtohet që edhe pse u vinin dinamit njerëz të panjohur shtyllave, ato sërish ngriheshin heroike e krenare, duke na plotësuar përditë e më shumë kërkesat për korrent

Pra sot kemi linja që mbajnë sa të duash, kemi edhe shi sa të pëllcasësh (Peleshi ka paralajmëruar të kemi kujdes nga ndonjë përmbytje ) por do vuajmë …. krizën globale të energjisë!!

𝙊𝙊𝙊 𝙏𝘼𝙇𝙇𝙅𝙀 𝙏𝙍𝘼𝙋𝙄 𝙉𝘼𝙎𝙏𝙍𝘼𝘿𝙄𝙉𝘾̧𝙀!

Prej dekadash ka statistika reshjesh. Ka edhe studime se sa shi e borë bie, sa ujë sjellin përrenjtë e rrëketë nëpër basene. Ka qenë një institut që i studionte këto. Prej këtij instituti ka mbetur vetëm llagapi “Turbina”, që e mban sot një teatër i sajuar Art Turbina.

Sot, del Edi Rama dhe qetë fare i tregon popullit të tij të dashur një përallë me kriza, me bursa, me ekonomi tregu që përcakton çmimet, por nuk i sqaron popullit se sa para të KESH, OSHEE dhe enteve të tjera që merren me energjinë avullojnë. Se e kujt është përgjegjësia që sot Shqipëria në kulm të reshjeve të blejë (?) energji nga bursat botërore (?)

Në kushtet e një sistemi të përgjegjshëm disa njerëz do të kishin dhënë dorëheqje. Ndoshta dikush do të shkonte edhe në burg.

Në kushtet e Shqipërisë “të futet në burg” është batutë gallate. Dhe tallja e trapit shijon shumë, sepse, mirë që të bëjnë për budalla, o 𝗣𝗢𝗣𝗨𝗟𝗟. Por talljen e trapit e paguan ti o 𝗣𝗢𝗣𝗨𝗟𝗟!! Dhe e paguan sa frëngu dritat o 𝗣𝗢𝗣𝗨𝗟𝗟!

Përkimi i kësaj krize me rënien e fuqisë së virusit nuk është e papritur. Kur shumë prej nesh nisën të dallojnë në sinkronizmin e shteteve në pandemi, parashikuan edhe krizën ekonomike. Pra , që pandemia po përdorej si rregjim lufte. Tani edhe kriza energjitike, që natyrshëm sjell krizë në çdo sektor.

Në këto kushte, ky “tellalli” ynë , që doli e na e shpalli i pari në botë këtë krizë, s’bëri tjetër veç na kujtoi skenarin e vjetshëm, kur fliste për luftë, bombardime, armiq, mungesë varresh e pirgje kufomash.

Shikoni edhe pozicionimin e Lulit! I iku lufta e madhe e shtatorit, sot shpalli luftë tjetër.

Ky establishment përditë dëshmon që është pjesë e një axhende të së keqes. Për shpëtim , rruga e parë është

𝗡͟𝗗͟𝗘̈𝗥͟𝗚͟𝗝͟𝗘͟𝗚͟𝗝͟𝗘̈𝗦͟𝗜͟𝗠͟𝗜 – Kuptoni vetë dhe ua thoni kujt të mundeni të keqen.

𝗢͟𝗥͟𝗚͟𝗔͟𝗡͟𝗜͟𝗭͟𝗜͟𝗠͟𝗜 – Është budallallëk të presësh “kush do na nxjerrë”. Qoftë edhe 2 apo 3 vetë janë të mjaftueshëm për tu organizuar. Për të kuptuar ç’ndodh dhe bashkuar ata që nuk janë me establishmentin

𝗦͟𝗛͟𝗣͟𝗥͟𝗘͟𝗛͟𝗝͟𝗔͟ 𝗣͟𝗨͟𝗕͟𝗟͟𝗜͟𝗞͟𝗜͟𝗦͟𝗛͟𝗧 -Nisni ta thoni atë që shihni, si fillim. Më pas atë që mendoni e në fund edhe atë që dëshironi. Do shihni se në fillim do t’ju injorojnë. Pastaj do përpiqen ta bëjnë qesharake atë që thoni. E më pas ne do ti mundim!!

Zjarr Tv Ad