–
KOMISIONI I MBROJTJES NGA RREZATIMI
ZYRA E MBROJTJES NGA RREZATIMI
Nr____ prot Tiranë, më / / 2016
DREJTUAR: Z. Ismet DRISHTI
TELEVIZIONI ZJARR
LЁNDA: Përgjigje pyetjeve drejtuar Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet
- Drishti,
Më poshtë do të gjeni përgjigjet në lidhje me pyetjet tuaja, dërguar nëpërmjet platformave sociale për Zjarr Tv .
Pyetje 1 Zjarr tv. Më 31 Maj 2011 OBSH i ka shpallur fushat e radiofrekuencave elektromagnetike Klasi B2 carcinogen, që do të thotë ka mundësi të jenë kanceroze (possibly carcinogenic). A ka distancë të përcaktuara të sigurisë për të jetuar e punuar pranë këtyre antenave.
Nё zbatim tё Ligjit Nr.10469, datё 13.10.2011 “Pёr mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”, i ndryshuar, si dhe rregullores Nr.743 datё 16.10.2012 “Pёr mbrojtjen e publikut nga rrezatimet jojonizuese”, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet është autoriteti përgjegjës kombëtar rregullator nё fushёn e mbrojtjes nga rrezatimet jojonizuese dhe Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet është njësi ekzekutive e saj. Objektivi i punës së tyre është kontrolli i ekspozimeve të publikut dhe të punonjësve, si dhe monitorimi i rrezatimeve jojonizuese, duke shfrytëzuar të mirat që vijnë nga përdorimi i tyre.
Kjo regullohet nga pikëpamja fizike e rrezatimeve dhe jo shëndetësore, dmth që KMR dhe ZMR mbulon aspekte teknike të rrezatimeve dhe jo efektet e tyre në shëndet.
Bazuar në legjislacionin në fuqi, çdo person fizik ose juridik, që ushtron veprimtari me burime të rrezatimit jojonizues, është i detyruar të pajiset me akt miratimi nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi, i cili është i përhershëm për sa kohë nuk ka modifikime apo ndryshime të fushës elektromagnetike të gjeneruar.
Në zbatim të ligjit, si dhe VKM, Nr.743, datë 16.10.2012, “Për mbrojtjen e publikut nga rrezatimet jojonizuese”, për t’u pajisur me akt miratimi, personat fizikë dhe juridikë duhet të përmbushin disa kritere, një prej të cilave është dhe vlerësimi për shpërndarjen e rrezatimit jojonizues, që realizohet nëpërmjet ekspertëve të mbrojtjes nga rrezatimi, të njohur nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi. Vlerësimi bëhet për cdo burim ose grup burimesh në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese.
Vlerësimi i ekspertit për çdo stacion bazë (antenё), bëhet në përputhje me dokumentin e miratuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet Nr.822/2, datë 13.02.2013, “Metoda e llogaritjes se përmasave të Zonës Kritike të shpërhapjes së rrezatimit të një antene celulare”, si dhe dokumentit Nr. 6097/6 datë 24.10.2014, “Metodika e vlerësimit të shpërndarjes të rrezatimit elektromagnetik dhe përcaktimi i zonës kritike te antenave celulare të një Stacioni bazë, në afërsi të të cilit ndodhen dhe stacione bazë të operatorëve të tjerë”.
Pajisja me Akt Miratimi i këtyre antenave kalon disa procedura. Kompanitë aplikojnë në ZMR mbi bazën e kërkesës për Akt Miratimi. Pasi dorëzohet dosja e plotë, ku pjesë e dokumentacionit është dhe studimi mbi shpërndarjen e rrezatimit jojonizues të kryer nga eksperti, bëhet vlerësimi i dokumentacionit nga ana e inspektorëve të ZMR, sipas dokumentit Nr.6097/7, Datë 24.10.2014 “Procedurat, formati shpjegues dhe vlerësimi i aplikimit për pajisjen me Akt Miratimi të veprimtarive me burime të rrezatimit jojonizues”, miratuar me vendim të KMR. Raporti vlerësues nga ana e inspektorit përfshin të gjithë elementët sipas modelit të vlerësimit, si dhe duhet të sigurojë që e gjithë veprimtaria me burime të rrezatimit jojonizues është në përputhje me legjislacionin në fuqi. Vlerësimi nga ana e inspektorit të ZMR-së dërgohet në Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimet, i cili jep dhe vendimin përfundimtar në lidhje me këtë veprimtari.
Nivelet e References mbështeten në Rekomandimet e ICNIRP/ËHO “Guidelines for limiting exposure to time – varying electric, magnetic and electromagnetic fields (up to 300GHz)” , Health Physics, Vol.74, No.74, pp 494 – 552, April 1998, si dhe ne Direktiven e BE ”Council Recommendation of 12 July 1999 on the limitation of exposure to electromagnetic fields (0 Hz to 300 GHz).
Vlerësimet të fushës elektromagnetike bazohen në Standartin Europian EN 50383:2002 “Basic standard for the calculation and measurement of electromagnetic field strength and SAR related to human exposure from radio base stations and fixed terminal stations for ëireless telecommunications system (110 MHz – 40GHz)”.
Konkretisht llogaritjet për vlerësimin e fushës mbështeten mbi modelet e dhëna në Kapitullin 8 të EN 50383:2002 dhe Shtojcat A,D dhe E të tij.
Mbështetur në vlerësimet teorike, të EN 50383:2002, zbatimi i llogaritjeve për fushën e largët në kushtet e fushës së afërt r ≤ 2D2/λ mbivlerëson ekspozimin, c’ka do të thotë që rrit sigurinë.
Limitet për cdo frekuencë janë të përcaktuara në rregulloren Nr.743 datë 16.10. 2012 “për mbrojtjen e publikut nga rrezatimet jojonizuese”. Janë të shprehura qartë në rregullore në përputhje të plotë me BE.
Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, bën vlerësimin nëpërmjet ekspertëve të njohur në këtë fushë, të cilët përcaktojnë Zonën Kritike të cdo antene, jashtë së cilës nivelet e densitetit të fuqisë të fushës EM (ose intensitetit të fushes elektrike/magnetike) së rrezatimit janë më të ulta se Nivelet e Referencës të përcaktuara, nën të cilat sigurohet mbrojtja e publikut.
Standarti i KMR-së është Standarti Europian. ZMR dhe KMR nuk mund të kryejnë studime që atë të vendosin disa standarte të bazuara në studimet e tyre. Ne kemi marrë dhe adaptuar direkt standartet e organizmave më prestigjoze për momentin.
Pyetja 2 Zjarr Tv. A janë kryer studime në popullsitë që jetojnë pranë transmentuesve. Ne na rezulton me problematikë të lartë (intervista të kryera në pika të ndryshme të kryeqytetit)
Në zbatim të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese Nr.10469 datë 13.10.2011, neni4, pika 6, Instituti i Shëndetit Publik bën vlerësimin e shëndetit, të efekteve të rrezatimit jojonizues si për punonjësit e ekspozuar profesionalisht, ashtu dhe për publikun. Intervistat ishte mirë të bëheshin me ekspertë të certefikuar që njohin problematikën mbi bazë reference të qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht.
Pyetja 3 Zjarr Tv . A ekziston ndonjë lidhje ndërmjet vendosjes së transmetuesve pranë hapësirave të banimit dhe shkaqeve të vdekjeve nga CA? Nëse jo, cili është argumenti?
Sic e theksuam dhe më sipër, në zbatim të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese, i takon ISHP-së të bëjë vlerësimin e efekteve në shëndet. KMR dhe ZMR bën vetëm vlerësimin nga ana teknike të vendosjes së tyre, si dhe siguron që limitet jashtë Zonës Kritike për publikun janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. ZMR siguron në vlerësimet e saj se nuk kalohen limitet dhe janë në përputhje sic i kërkon regullorja.
Pyetja 4 Zjarr Tv . A është i rrezikshëm ekspozimi i vazhdueshëm ndaj transmetuesve dhe radiofrekuencave elektromagnetike?
Legjislacioni në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jojonizuese si dhe rregulloret përkatëse janë në përputhje të plotë me direktivat europiane si dhe zbatojnë të njëjtat limite të përcaktuara nga këto direktiva. Gjithashtu theksojmë se, legjislacioni shqiptar është konsultuar dhe me ekspertë të jashtëm përpara se të kalonte në fazë finale.
Për rrezikun në shëndetin e publikut si dhe të punonjësve është detyrë e ekspertëve të ISHP-së të bejnë vlerësimin, bazuar në legjislacion.Në këtë kuadër direktiva europiane prezumon se nën këto limite, publiku është i mbrojtur .
Pyetja 5 Zjarr Tv . Sipas një studimi të kryer në Brazil Belo-Horizonte, më shumë se 80% e njerëzve të vdekur nga disa lloje CA për një periudhë 10 vjecare kanë jetuar në një distance më pak se 500 m larg nga 300 antena të identifikuara në qytet. Sa mendoni se qëndron ky fakt/ a mendoni se ka lidhje apo vërtetësi?
500 metër është distancë shumë e madhe në mendimin tonë. Ne përdorim elementë që lidhen me densitetin e fuqisë për të përcktuar limitin, jo distancat
Jo distancat, sepse shpërndarja e fushës elektromagnetike varet nga shumë faktorë, sic janë frekuenca , pozicioni , prania e publikut, drejtimi i celit fuqia e transmetimit, shpëndarja e përfocimit të saj etj. Kjo distancë varion në kufij shumë të gjerë prandaj, nuk është referencë distanca. Në rastin që ju shkruani për Bel-Horizonte, fakti që i referohen vetëm distancës dhe aq më shumë në distancë 500 m e kompromenton shumë analizën .
Për cdo stacion që KMR ka dhënë akt miratimi, pranë ZMR janë të dhënat e sakta në lidhje me elementet që përmendëm më sipër.
Ka dhe elementë të tjerë sic janë, pronësia e ambjenteve të instalimit, mënyra e marrjes me qira të ambjenteve për instalim, që e bën më të komplikuar miratimin pubik.
Antenat dhe në të gjithë botën janë të vendosura në ambjente publike, sepse sa më larg tyre të jenë aq më të mëdha janë fuqitë e transnmetimit, e aq më e madhe është mundësia të kalohen limitet.
Për grupe antenash vlerësohen mbi bazën e regullores përkatëse.
ZMR nuk e njeh studimin e Bel Horizonte . Ka shumë institucione që pretendojnë këtë që thoni ju, por nuk ka një bazë të njohur ndërkombëtare për këtë cështje e aq më tepër referencë të EU-së. Ne për këtë cështje, referohemi në Direktiven e BE ”Council Recommendation of 12 July 1999 on the limitation of exposure to electromagnetic fields (0 Hz to 300 GHz), si dhe në Rekomandimet e ICNIRP/WHO “Guidelines for limiting exposure to time – varying electric, magnetic and electromagnetic fields (up to 300GHz)” . Theksojmë se disa vende në Europë nuk e kanë të rregulluar këtë fushë. Për Brazilin nuk kemi ndonjë informacion, nëse e kanë të rregulluar ose jo dhe nuk mund të japin asnjë vlerësim lidhur me studimin e tyre nëse qëndron si fakt dhe aq më tepër të deklarojmë se ka lidhje apo vërtetësi në të.
Pyetja 6 Zjarr Tv . Disa rreziqe të tjera nga antenat/ transmetuesit përvec CA, rezultojnë të jenë:
- mutacionet gjenetike
• dëmtime në të mësuarit
• ADD
• Pagjumësi
• çrregullime të trurit
• disbalanca hormonale
• Steriliteti
• Demencë
• komplikime të zemrës.
Cfarë nivelesh duhet të ketë transmetimi për të ndjerë këto shqetësime dhe sa është niveli që transmetojnë realisht.
Këto vlerësime bëhen nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili mund të ketë kapacitete si, njerëzore ashtu dhe teknike për të vlerësuar këto rreziqe që ju përmendi, kjo bazuar në ligjin Nr.10469 datë 13.10.2011 Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”, neni 4, pika 6. ZMR nuk e ka objekt pune të saj dhe nuk ja kërkon as ligji këtë gjë.
Pyetja 7 Zjarr Tv . Cfarë dihet për sigurinë e fëmijëve nga rrezatimi, mqs truri dhe kockat e tyre janë më të ndjeshme se të rriturit? A është një rrezik i shtuar për ta?
Insituti i Shëndetit Publik bën vlerësimin e efekteve në shëndet dhe përcakton nëse është një rrezik i shtuar për ta. Ne zbatojmë këto limite europiane kjo është detyra jonë ligjore.
Pyetja 8 Zjarr Tv . A ka shteti ynë standarte të bazuara në shkencë, në statistika?
Shqipëria bazohet në standartet europiane në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jojonizuese, të cilat janë marrë të gatshme dhe janë vënë në zbatim .
Pyetja 9 Zjarr Tv . Nëse asgjë nga këto nuk qëndron dhe këto antena nuk janë të rrezikshme, kush e tha këtë informacion të rremë? Për çfarë aresyeje?
Sic e theksuam më Shqipëri procesi për vendosjen e antenave është i bazuar në legjislacionin për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese, si dhe rregulloret përkatëse, të cilat janë në përputhje të plotë me direktivat europiane.
Për sa i takon nëse informacioni është i rremë, nuk është ZMR institucioni përgjegjës për këtë, ka institucione të tjera që mund të investigojnë dhe të zbulojnë dhe arsyen përse kërkohet të përhapetky informacion .
KRYETARI
Rustem PACI