Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan që të mbajë një qëndrim për paraqitjen e hartës nga aleati i tij nacionalist që përshkruan shumë ishuj grekë si turq. Devlet Bahceli, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), shfaqi hartën gjatë një vizite në selinë e organizatës ultranacionaliste gjatë fundjavës.
“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kios, Samos. Ëndërr e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë?Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit,” tha Mitsotakis në një postim në Twitter të hënën duke treguar edhe një foto të hartës