“Vetëm maja e ajsebergut”, kështu e konsideroi presidenti Ilir Meta skandalin e Inceneratorëve të publikuar në media gjatë ditëve të fundit.
Meta i kritikoi institucionet për qëndrimin në raport me këtë aferë duke ngritur pikëpyetje mbi sistemin bankar që pranon firma nga njerëz që nuk jetojnë.
“Shohim një aferë që është poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi në këtë kohë krize kur duhet rritur mbështetja për qytetarët në nevojë. Shohim që askush nuk mban përgjegjësi. Prej vitesh bëhen veprime të tilla nga bankat. Çfarë është ky sistem bankar që pranon firma të tilla të njerëzve që nuk jetojnë apo jetojnë në azile. Ku është krimi ekonomik dhe institucioni i pastrimit të parave.
Kush mban përgjegjësi për këto skandale. Si mund të vazhdojë afera e inceneratorëve. Të gjitha këto para shkojnë për llogari të krimit. Janë para të qytetarëve, Ftoj dhe Kuvendin të merret më seriozisht me këtë çështje. Ende nuk ka dalë as maja e ajsbergut në aferën që po thellohet. Ka edhe afera të tjera që po zbulohen si ajo e aferës së Butrintit. Vetëm një aferë mund të bëjë një qeveri të vërë dorë mbi trashëgiminë kulturore dhe të nxjerë përjashta shoqërinë civile”, tha Meta.