Nga Ylli Manjani/
Pra Sude-Pushteti i thotë “çunave të Londrës”: Sillini 2 milionë euro në bankë këtu dhe paguani 7% se nuk ju ndjekim penalisht për krimin se si mund ti keni vënë ato para”
E thënë thjeshtë kjo është aminstia që propozon Sudja që qeveris. Dmth “sillini paratë”- thotë aminsita.
Po si ti sjellin?! Me kamion? Me autobus? Me “yaris”? Me charter? Si? Si ti kalojnë kontrollet andej?! Se atyre nuk u plas shumë për amnistinë e Sudes. Përkundrazi tani që ka dalë llafi,i shtojnë kontrollet… Ja i sollën,ku ti çojnë?!
Nëse i sjellin automatikisht ata njollosen formalisht si kriminelë. E pranojnë ashiqare që kanë kryer krime në shtetet ku jetojnë. Dakord që nuk dënohen në Shqipëri,por edhe sot pa amnisti nuk dënohen në Shqipëri nëse nuk të dënon shteti i huaj! Ç’po u thonë “çunave” hajdeni vetëdamkosuni këtu që të bëheni subjekt dënimesh penale në vendet ku jetoni?!
Ou?
Po pse “çunat” andej i dinë budallenj këta?! Le që nuk ka kaq shumë”çuna” 2 milionësh,po edhe sikur të ketë nuk janë budallenj siç i konsideron Sude-Shteti amë… Prandaj kjo Amnistia nuk ka asnjë kuptim për “çunat e Londrës”, sepse po bëhet për “çunat e sude-pushtetit” këtu në Tiranë… Me pak fjalë këtë thonë edhe Brukseli dhe kancelaritë perëndimore.
****
Post Scriptum:
Uroj ta bëjë këtë amnisti që të shohim emrat nga databaset që rrjedhin si “padashje” në publik. Se Rilindja ti merr paret po të merr edhe erzin. Ndërkohë që përgjegjësinë ligjore e ka shpallur individuale…