Asllani kopjon krokodilin e Brozovic, tifozët nisin krahasimet

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kristjan Asllani ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e Interit megjithate duket se mesfushori i kombëtares e ka fituar menjëherë simpatinë në kampin zikaltër.

Ishte pikërisht Lukaku që i thuri elozhe shqiptarit duke e quajtur një djal të pjekur dhe që do të surprizojë me paraqitjet e tij. Vetë futbollisti ka shënuar golin e parë në testin përballë Milanezes, pork a bërë edhe një paraqitje të mirë përballë Luganos në miqësoren e parë sezonale.

Gjatë këtij takimi mesfushori ka kopjuar “krokodilin” e brozovic duke u shtrirë prapa murit të krijuar nga lojtarët e interit, veprim që kroati e kishte bërë në një ndeshje kundër Barcelonës.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të fillojnë krahasimet por edhe elozhet për leksionet që Asllani po merr nga Brozovic që ishte një nga futbollistët më të mirë zikaltër në sezonin që lam pas.

Kujtojmë që Asllani u ble pikërisht për të zëvendësuar Brozovic.

Zjarr Tv Ad