Amnistia fiskale, Berisha: Jemi kategorikisht kundër, cunat do legalizojnë paratë e krimit

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pozicionuar sërish kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale.

Berisha: Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj Qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Në qoftë se siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë që mund të bëjë, qoftë edhe i paregjistruar, të mund të sigurisë 2 milionë euro kursime. Kjo ka vetëm një synim, që cunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Zjarr Tv Ad