Amnistia fiskale/ Rama sulmon kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Çohen me flamunj të vendeve partnere dhe bëjnë fletë rrufe

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama sulmoi kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në vendin tonë pas deklaratës kundër amnistisë fiskale. Rama u shpreh se çohen dhoma tregtie me flamuj dhe bëjnë fletë rrufe kundër nismës që sipas tij është normale për çdo vend.

“Nuk mund ta trajtoni Shqipërinë si vend me bisht kur amnistia është bërë në shumë vende të tjera. Kjo nuk është gjëja e duhur. Ne kemi bërë një punë 3-vjeçare. Tërmeti na shtyu që të themi që ta bëjmë. Argumentet që na u dhanë ishin të vlefshëm dhe prandaj ne e shtymë këtë proces. E kemi pasur shumë më të lehtë të merrnim votat në parlament në atë kohë. Ngrehina ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte akoma e ngritur. Sot e kemi të ngritur të gjithën. Strukturat e reja të drejtësisë nuk ishin akoma të ngritura. Sot është ngritur.

Dhe të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletë rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për dinjitetin dhe të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime. Por dhoma tregtie hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që çohet dhe thotë nuk duhet amnistia. Ma nxirr një kryetar dhomë tregtie përjashto kryetarët e kryetarëve që nuk është marrë ndonjëherë me biznes”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad