Trajneri e largoi nga stërvitja, sulmuesi qetëson situatën në rrjetet sociale

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i Napolit Luciano Spaleti ka treguar se kush komandon në skuadër duke përjashtuar Viktor Osimhen nga stërvitja pas polemikave me shokun e skuadrës.

Në fakt gjithcka nisi pas një përplasje gjatë seances stervitore ku sulmuesi filloi të debatonte me shokun e tij. Menjëherë në këtë moment ka ndërhyr trajneri Spaleti që e ka përjashtuar nga stervitja futbollistin. U duk se kjo polemikë do të krijonte krisje ne skuadër. Por ka qënë vet Osimhen që ka qetësuar situatën nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.

Në “story” sulmuesi shkruan: “Jemi një skuadër, madie më tepër një familje dhe në familje nuk ka problem”. Duke shuar zërat për një krisje të mundshme mes lojtarit dhe klubit.

Zjarr Tv Ad