Asnjë fjalë për Kosovën/ Lorenc Vangjeli merr përsipër autorësinë e fjalimit të Begajt

0
1899
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Lorenc Vangjeli i doli në mbrojtje Presidentit Begaj pasi ai mori kritika të shumta për fjalimin tij të parë si kryetar i shtetit. Sidomos për mos përmendjen e Kosovës në asnjë fjalë të fjalimit të tij, çka ndodh për herë të parë tek një President shqiptar.

Vangjeli përmendi në një intervistë televizive detaje që askush nuk mund ti dinte për këtë fjalim duke lënë të kuptohet se ishte pikërisht ai që kishte shkruajtur fjalimin e Begajt.

I bie kështu që ai po mbronte punën e tij.

Lidhur me faktin që Begaj nuk përmendi Kosovën në fjalimin e tij, Vangjeli tha se tentativa për të vendosur kufij mes dy vendeve, nuk vjen nga shqiptarët e mirë.

“Presidentja e Kosovës ishte gjithashtu në ceremoninë e betimit. Tentativa të tilla për të vendosur një kufij atje ku kalon viza e kufirit, mes dy shqipërive, nuk vjen nga shqiptarët e mirë. Sa herë ka një problem në Tiranë, projektohet në Prishtinë. Kosova është prioriteti tradicional i Shqipërisë dhe çdo tentativë që vjen ose nga njerëz anonim, ose nga njerëz që bëjnë politikë, është më së paku zullumqare. Kurrë shqiptarët nuk e kanë pasur këtë status.

Është më mirë me qetësi, të projektojmë armikun gjithkund tjetër, vetëm jo mes nesh. Sherrxhinjtë e kanë çakmakun në xhep, sidomos në këto ditë të nxehta dhe nuk është e vështirë ta ndezësh zjarrin”, tha Vangjeli në studion e “Abc Live”.

Zjarr Tv Ad