Tensionet në Veri të Kosovës/ “Pse Rama heshti si ‘fija e barit’”, Shehu: Projektet Vuçiçiane të çojnë në konflikte

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar situatën e tensionuar të mbrëmjes së djeshme në Veri të Kosovës, ku serbët lokalë përdorën armët mbi policinë dhe dhunuan qytetarë të Shqipërisë.

“Mbrëmë u konfirmua përsëri: Rajonit nuk i duhet një “Ballkan i hapur” Vucician, por një Ballkan Europian”, shkruan Shehu, duke i bërë jehonë faktit se përshkallëzimi i tensioneve dje ishte i paralajmëruar nga sjellja e vazhdueshme prej autokrati e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

POSTIMI I SHEHUT:

Aspak e pa pritur ajo çfarë ndodhi mbrëmë ne veri te Kosovës. Një gjendje e paralajmëruar prej nje retorike te gjate agresive, provokacionesh jo vetëm e muajve te fundit, te Vucic ndaj Kosovës e stabilitetit te Rajonit. Nje gjendje e krijuar nga sinkronia serbe me mentalitetet ruse perballe Ukraines e Europes Lindore.

Serbia nuk e pranon as reciprocitetin e domosdoshem e minimal me Kosoven, as per targat! Sepse ajo e percepton ate si nje “koloni” te saj. Prandaj Vucic nuk lejon te diskutohet per genocidin serb ne Kosove e Rajon, edhe ne Kuvendin e Shqiperise kjo, jo me te pranohet ky, apo ai te kerkoje falje si nje sinjal per nje mentalitet te ri.

Dhe pastaj Rama&Co vazhdon te trumbetoje “Ballkanin e hapur” te Vucicit, qe sic u tregua dhe dje bazohet vetem mbi filozofine e “Jugosllavise se Re”. Ndersa mbreme, kur duhej te ishte i pari qe te prononcohej, ai heshti si “fija e barit”! Rajonit tone i duhet implementimi i parimeve, mentaliteteve, vlerave europiane e perendimore si garanci per stabilitetin e paqen e tij, per te nesermen ne Europen e Bashkuar. Kjo gje, bashkepunimi i domosdoshem e i vertete rajonal, mund te realizohet vetem mbi keto parime, te implementuara nepermjet projekteve te BE. Projektet vuciciane te cojne ne konflikte dhe te kthejne drejt Lindjes.

Kujdes….

Burimi: Postimi i Shehut në Facebook.

Zjarr Tv Ad