Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nga Ermal Lushi
Luizë,
Ne heshtje punove gjithe jeten
Mund e djers i bere llaç
Kampionet tek ne s’e hapin kuleten
Nuk i bejne dot dy jaka bashke
Sot, te gjithe merren me ty
Krenohen e internetin e mbushin plot
Vras mendjen, dje a ishin aty
Kur ti ne zhgenjim derdhje lot
Studiot jane mbushur me botoks
Po ty Luize kush te fton?
Qe nga koka e gjer tek kembet
Jemi bere gjithe silikon
Une sot spostova gje,
Me neverit dukja e kote
Postuan ata qe me ty su moren
Sepse po mbushnin xhepat plote.
Krenohen me ty Luize, krenohen
Vjen dita dhe te harrojne
Palestrat e kampioneve rrenohen
Vras mendjen, pagesen kur do te ta dergojne?
Vazhdo Luize, vazhdo perpara
Me “like” mos u mjafto
E vetme ishe ti e bardha
Se e zeza gjendet kudo
.