Presidenti Obama e nderoi si “Mjeku më i mirë i Amerikës”, shuhet profesori shqiptaro-amerikan Philip Çaushaj

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i mjekësisë dhe doktori i njohur Philip (Fillor) Çaushaj, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të enjteje. Lajmi bëhet me dije nga të afërm dhe kolegë të mjekut me origjinë shqiptaro-amerikane, i cili e deshi shumë Shqipërinë dhe ka ndihmuar në zhvillimin e mjekësisë në vendin tonë.

Fillor Çaushaj ka lindur nga dy prindër shqiptarë të emigruar në Amerikë në vitin 1944. Ai kishte një karrierë të spikatur dhe me eksperiencë më shumë se 30 vjeçare, mbante titullin profesor në mbi 70 spitale dhe universitete në mbarë botën. Specialitetet e tij ishin kujdesi intensiv ndaj pacientëve në gjendje të rëndë, kirurg i zorrës rektale dhe kirurgji e përgjithshme.

Me hidherim te thelle mesuam qe humbem Dr.  Philip Caushaj. Nje nga perqafuesit e pare dhe entuziast i nismes sone “Shqiptaret Luftojne Kancerin”, ai na dhuroi kohen, mencurine dhe profesionalizmin e tij.

Me nje perkushtim qe nuk njihte lodhje, te denje per nje titull fisnik si ai i nje mjeku, ai dha mesime te vyera e mbresëlënëse, te qendisura me humor, karizma, dhe miresi. Pushofsh ne paqe i dashur Dr. Caushaj, i perjtshem kujtimi juaj! Për ne do jeni i paharruar”, njoftojnë kolegët e profesor Fillor Çaushaj.

Presidenti Bujar Nishani e kishte nderuar mjekun e njohur me Medaljen e lartë “Nderi i Kombit”, ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e kishte nderuar profesor Fillor Çaushaj si “Mjeku më i mirë i Amerikës”, për punën e tij më shumë se 30 vjeçare.

Burimi: NewsBomb.al

Zjarr Tv Ad