“Fitorja e tyre është dhe e jona”, deputeti i PD mbështet Berlusconin me koalicionin e tij dhe fton emigrantët në Itali ta votojnë gjatë zgjedhjeve

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të zgjedhjeve elektorale në Itali deputeti i PD, Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka shprehur mbështetjen për koalicionin e djathtë, të përbërë nga Berlusconi-Meloni-Salvini-Cesa.

Shehu e cilëson fitoren e koalicionit si “një fitore që do ‘tingëllojë’ fort edhe në Shqipëri pasi do t’i japë ‘ngjyrë’, rëndësi e afërsi shumë të fortë marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Sakaq, deputeti i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë e votojnë në Itali të mbështesin këtë koalicion në këtë periudhë elektorale.

Postimi i plotë:

Fitorja e koalicionit te djathte ne Itali eshte dhe fitorja jone!
Ne Itali filloi zyrtarisht fushata elektorale per zgjedhjet e 25 Shtatorit! Te gjtha sondazhet flasin per nje fitore te koalicionit te Qendres se djathte dhe te djathte aty, Berlusconi-Meloni-Salvini-Cesa.

Nje fitore kjo e rendesishme jo vetem per ate partner strategjik, por dhe per te djathten europiane. Nje fitore ajo, qe do “tingelloje” fort dhe ne Shqiperi. Nje fitore kjo keshtu dhe e shqiptareve qe jetojne ne Itali. Megjithese maredheniet midis dy vendeve tona jane konsideruar gjithemone nga cdo qeveri italiane, pavaresisht ngjyres politike te saj, shume te rendesishme, fitorja e koalicionit te djathte merr nje rendesi te vecante.

Kjo fitore do t’i jape nje “ngjyre”, rendesi e afersi shume me te forte ketyre maredhenieve.
Eshte aktualisht ky i vetmi koalicion qe mund te siguroje nje qeverisje stabel ne ate vend mik, nje “ze” te forte per Italine ne familjen europiane. Elemente shume te rendesishem pozitiv keta edhe per ne. Na takon ne, ne radhe te pare shqiptareve qe jetojne e votojne ne Itali, qe ne kete periudhe elektorale ta mbeshtesim kete koalicion. Keshtu neser secili prej nesh do te jete “pjese” e fitores se tij.

Zjarr Tv Ad