A-SPAK!

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Romir Saraçi.

SPAK duhet të jetë institucioni që i bën të dridhen të gjithë, të brendshëm e të jashtëm! Në momentin që pranon që njëri t’i thotë “hip se të vrava” e tjetri “zbrit se të vrava”, është bërë viktimë pa lindur!

Ndërhyrje nuk quhet vetëm fakti se i thuhet “po heton nën influencën e dikujt”, por edhe kur i thuhet “heto pa u influencuar!”

Nëse SPAK nuk e di ende këtë e duhet që çdo javë të puthet me ambasadorë, atëherë ky institucion ka marrë fund!

Është normal dhe me vlerë të paçmueshme për SPAK, bashkëpunimi me agjencitë dhe institucionet amerikane dhe të kujtdo shteti europian! Por jo pas çdo bashkëpunimi, të pozojë para diplomatëve që përfaqësojnë këto shtete.

E, në qofshin këto takime pune, pse duhet të bëhen publike?! – Pikërisht, për të dëshmuar influencën!

Një drejtësi e pavarur nuk ka nevojë as për “mbështetje” ambasadorësh, as për kërcënime kongresesh partiake e kryeministrore, por as për presione opozitarësh, siç SPAK nuk ka nevojë që shkresat e tij (kërkesat ndaj KQZ-së) t’i shpërndajë “gjoja konfidencialisht” me kryetarë grupesh parlamentare apo ish-ministra rilindas!

Zjarr Tv Ad