Kleriku shiit irakian, Muqtada al-Sadr, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të tërhiqen nga përleshjet me grupet e tjera.
Nga këto përleshje janë vrarë të paktën 30 persona.
Gjatë një fjalimi televiziv më 30 gusht, al-Sadr dha afat një orë që mbështetësit e tij të tërhiqen.
Qindra mbështetës të tij sulmuan Pallatin qeveritar dhe më pas u ulën jashtë ndërtesës së Parlamentit.
Të paktën 380 persona u plagosën gjatë trazirave të 29 gushtit, që shpërthyen pas njoftimit të al-Sadrit se ai do të tërhiqej nga politika.
Irani mbylli kufijtë tokësorë me Irakun më 30 gusht, teksa fluturimet u ndaluan për shkak të dhunës.
Kuvajti u bëri thirrje qytetarëve të tij në Irak që të largohen nga ky shtet. Agjencia shtetërore e lajmeve, KUNA, po ashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shtyjnë fluturimet për në Iran.