Manjani: Të bësh opozitë në Shqipërinë e sotme e vështirë, dy sugjerimet e mia

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se, të bësh opozitë në Shqipëri aktualisht është e vështirë.

Gjatë diskutimit me Adi Krastën, Manjani ka sugjeruar edhe dy gjëra, këshilla për opozitën dhe drejtuesit e saj.

‘Të bësh opozitë në Shqipërinë e sotme nuk është detyrë e lehtë. Një nga arritjet e gomarit që na qeveris është destrokturimi i shoqërisë. Shqiptari politik, po shfaqet gjithnjë e më shumë si shqiptari i interesit.

Nuk ka garë, politika pa garë është interes. Njerëzit orientohen drejt interesit.

Dhe mjafton një vend pune, thes me miell, interes, një tender, investim, pak lekë dhe kështu bie politika.

Grupi tjetër që mbetën të painteresuarit, çfarë ndodh. Kanë gjetur rrugën tjetër. Ngrihen në mëngjes, në mëngjes herët dhe ikin në Rinas. Rinasi është plot çdo ditë plot e përplot, me njerëz që ikin.

Mendo të bësh opozitë me shqiptarin që bëhet klientë, nuk është një detyrë e thjeshtë. E para.

E dyta, nuk po them se opozita në kuptimin partiak të fjalës është e mrekullueshme. Nuk është e mrekullueshme. Ka shumë gjëra për të bërë.

Dy janë gjërat që unë do të ja sugjeroja opozitës po të më dëgjonte.

Së pari, duhet të dalin nga këto skizmat e kithëta, ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Duhet të dëshmojnë që janë apo nuk janë bashkë. Kemi apo nuk kemi opozitë dhe kush është opozita.

Së dyti, ka shumë njerëz që e mendojnë se në finale ne do të ja japim votën opozitës se nuk kemi kujt të ja japim. Kjo është dramë, kjo fundi i llogjikës. Kjo opozitë nuk mund të jetë e suksesshme në këtë mentalitet popullor.

Opozita që të jetë e suksesshme duhet të dëshmojë që ka ide. Fjala vjen, si do ta rivendosim shtetin ligjor, si do ta rivendosim pronën private në vendin e vet, konkurrencën. Si do ta rivendosim garën, si do ta ndalojmë ndikimin e asaj që quhet oligarki, sepse këtu nuk ka oligarkë.

Ose çfarë do të bëjmë me Europën, do të hyjmë apo jo në Europë. Dhe opozita duhet të jetë e prerë dhe e qartë. Do të bëjmë këtë dhe do ta bëjmë këtë tjetrën’, – u shpreh Ylli Manjani në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad