Duma: PD do forcohet shumë nga zgjedhjet lokale! Beteja që kemi nisur është e panegociueshme

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD Grida Duma tha në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se tashmë qytetarët besojnë tek beteja e Partisë Demokratike.

Duma tha se beteja që kanë nisur do jetë e panegociueshme ndërsa theksoi se PD nga zgjedhjet lokale do të forcohet shumë dhe do të jetë bazamenti tjetër për zgjedhjet e përgjithshme.

“Njerëzit besojnë tani. Ka arsye të besosh se beteja do jetë e plotë dhe e panegociueshme. Së paku beteja, mund ta humbësh një gjë, por ta humbësh në fushëbetejë.

Kjo siguron fitoren e ardhshme. Kjo i ndez njerëzit. Besoj se do ndodhë kështu për nevojën e të gjithëve.

Jo për premtimin elektoral, por të gjithë kemi vënë të gjitha kuotat tona në këtë treg. Nuk e dua më verbin politik si shoqatë apo ojq.

O duhet ta fitojmë këtë betejë, ose të mbajmë përgjegjësi. E di me siguri se PD nga zgjedhjet lokale do forcohet shumë dhe do të jetë bazamenti tjetër për zgjedhjet e përgjithshme.”-tha Duma.

Zjarr Tv Ad