Ish-kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shkrimit të Zërit të Amerikës ku citohet një kabllogram i Departamentit të Drejtësisë dhe inteligjencës amerikane se Rusia ka financuar rreth gjysmë milioni USD PD në Shqipëri përmes kompanive fantazëm.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Basha thekson se pasi qarkulluan në media disa vite me pare keto pretendime, PD ka kerkuar te hetohet dhe se “drejtësia hodhi poshtë çdo pretendim”.
Postimi i Bashës:
Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.
Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.
Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.