Kërkesa e Prokurorisë për ndërprerje mandati, Tahiri: Dënimi s’bën pjesë te ligji i dekriminalizimit

0
1029
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, del me deklaratë për mediat, pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkoi ndërprerjen e mandatit të tij, duke thënë se është dënuar në Itali.

Ai e cilësoi vendimin e Prokurorisë absurd, duke thënë se ka hyrë dhe ka dalë në Itali disa herë.

“Është një vendim jo i duhur, për arsye se unë jam vënë në dijeni nga prokuroria dhe kam vënë në dijeni KQZ. Mora masat në Itali, ku dënim është bërë pa dijeninë time. Për sa i përket pjesës që thonë, para false. Është një shërbim që unë kam qenë si vizitor në Itali, kam qëndruar në autostradë dhe kam marrë një lëng portokalli ku më ishin dhënë 10 mijë lireta, ose 5 euro sot. Nuk jam dënuar për këtë gjë në Itali”, u shpreh ai.

Në vijim sqaroi se masa e marrë nga prokuroria është absurde sepse ky dënim nuk bën pjesë në ligjin e dekriminalizimit.

Tahiri tha se me t’u vënë në dijeni, ka vënë në dijeni organet kompetente në Shqipëri dhe Itali, duke e cilësuar absurde kërkesën për ndërprerje mandati.

Prokuroria tha ditën e djeshme se Tahiri nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna që lidhen me të kaluarën e tij penale.

Kështu në vitin 1995 është raportuar nga policia italiane në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave.

Në vitin 2009 është dënuar nga gjykata në Ravena, për të vuajtur 9 muaj burgim, për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

Zjarr Tv Ad