Dritan Abazoviç: SHBA mund të shpëtojë Ballkanin nga ndikimi rus dhe kinez

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Shtetet  e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i rëndësishëm i politikës së Jashtme të Malit të Zi dhe presidenti amerikan Joe Biden mund ta shpëtojë Ballkanin Perëndimor nga rënia nën ndikim rus dhe kinez”, kështu është shprehur në një intervistë, Dritan Abazoviç.

Më tej Abazoviç ka shtuar se qeveria e tij në asnjë moment nuk e ka humbur fokusin nga rruga euroatlantike.

Sipas tij sistemi politik i Malit të Zi ka rrënjosur në vend krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë politik në 30 vitet e fundit dhe se po përballet me rrezikun sepse sipas tij forcat politike nga e kaluara mund të përfitojnë për të krijuar destabilizim.

“Dua të jem i saktë në emërtimin e Milo Gjukanoviqit, i cili ishte në pushtet për tridhjetë vjet dhe në mënyrë alternative shërbeu si president dhe kryeministër, dhe trashëgimia e tij është mungesa e sundimit të ligjit. Ne po përpiqemi ta ndryshojmë atë trashëgimi dhe të ndërtojmë dhe zbatojmë shtetin e së drejtës në Mal të Zi”, thekson ai.

Zjarr Tv Ad