Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar sot se nga vendimi i fundit i qeverisë dhe ERE-s, “të gjithë do të preken pavarësisht nga mashtrimet e demagogjia e qeverisë”.
Meta tha se “pasojat më të mëdha me të cilat po ndeshen qytetarët nuk kanë të bëjnë thjesht me krizat jashtë nesh, nga të cilat dhe ne ndikohemi, por pasojat e vërteta dhe më të rëndat, përfshirë rritjen marramendëse të cmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së plotë të përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen krijuese në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit”.
“Aferat e njohura janë kulmet e krijimtarisë së vjedhjes e korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qëndron”, tha Meta në një konferencë për mediat këtë të dielë.