Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta ka zbardhur mesazhin qe ka dhene per ambasadoren amerikane ne nje takim qe kane pasur ne seline e PL-se ditet e fundit, lidhur me shpalljen non grata te Sali Berishes dhe bashkepunimit politik me PD.
Pyetje: Gjate takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim a morët ndonjë këshillë për marrëdhënien politike me Berishën?
Ilir Meta: Gjithmonë marredheniet e mia me SHBA kanë qenë e janë të shkëlqyera sidomas në drejtim të forcimit të partneritetit strategjik e marrëdhënieve bilaterale, në plotësimin e detyrimeve tona si vend anëtar i NATO.
Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, shumë bashkëpunuese.
Unë nuk mund t’u flas cilat ishim mesazhet e zonjës ambasadore se ata flasin vetë kur kanë dicka për të thënë.
Por unë mund t’ju them cfarë unë i thashë zonjës amabsadore që të jeni të qetë, se ato që them në takime të mbyllura i them dhe në takime të hapura.
Unë thashë dhe një herë mendimin tim që kam për cështjen e shpalljes ‘non grata’ të zotit Berisha.
I shpreha bindjen që në radhë të parë është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim.
Se Basha gjithë vendiemt e gabuara që ka marrë, bojkoti i rerofmes, djegia e mandateve, falja e institicioneve të pavarura Ramës, falja e pushtetit vendor në tavolinë Rames,
të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha e ky është akt e vendim i SHBA që s’kemi pse ta diskutojmë.
Por njëkohësisht, seriozisht i thashë që të thotë në Uashingtion që të paktën unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilni as kam qenë e as jam dakort se e quaj jo proporcional, se pa një vendim të tillë do kishim sërish kryetar të PD Lulzim Bashën.
Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Sali Berishës dhe Amerikës, mes PD dhe Amerikës, ne kemi programin tonë si Partia e Lirisë që është 100% i pavarur dhe nga PD, respektojmë vendimet që marrin anëtarët, simpatizantët nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre dhe ne qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona ndaj partneritetit strategjik me SHBA dhe për të përshpejtuar me ritme marramendëse reformat prioritare në fushën e sundimit të ligjit, krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë kyce për anëtarësimin në BE.
Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë një zgjedhje të tillë, jemi të bindur që PD është parti e përkushtuar për tju përmbajtur parnteritetit strategjik me SHBA