Rritja e çmimit të energjisë/ “Varfëria shkon në ekstrem dhe detyron shqiptarët të largohen”, PL “zbërthen” në detaje planin e kryeministrit Rama

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë ku tha se kjo gjë falimenton biznesin dhe largon shqiptarët duke përmbushur planin që të fitojë qeveria dhe oligarkët.

Vasili po ashtu tha se “çmimi i energjisë, i cili është më i larti në Ballkan është një fakt flagrant që i nxjerr plotësisht bojën qeverisë së Edi Ramës, i cili kërkon të mbushë vendin me bangladeshas pa votë e pa gojë”

Postimi i plotë: 

Rritja e Çmimit te energjise falimenton bisnesin dhe largon shqiptaret, plan qe te fitoje qeveria dhe oligarket !!

Çmimi i energjise shume me i larte se Kosova Maqedonia dhe Serbia eshte vertet nje fakt flagrant dhe qe i nxjerr plotesisht bojen qeverise se Edi Rames!

Rritja e çmendur e cmimit te energjise eshte nje plan i miremenduar i qeverise per te falimentuar ne mase bisnesin e vogel dhe te mesem ne interes te oligarkeve.

Oligarket ne Shqiperi ndryshe nga cdo vend ne bote ku zoterojne sektore te caktuar, ketu kane gjithshka qe nga vaji, sheqeri mielli e deri tek nafta aeroportet, hotelet, rruget, kompanite e sigurimeve e gjithshka.

Rritja e qellimshme e çmimit rrit ne ekstrem varferine dhe i detyron njerezit te largohen, kjo i mundeson qeverise mbushjen e vendit me skllever moderne qe vine nga te kater anet e botes.

Oligarket ne njeren ane dhe shpopullimi nga ana tjeter eshte ky plani afatgjate i Edi Rames, qe i smiliarda dhe mbushjen e Shqiperise me bangladeshas pa vote e pa goje.

Planet e zeza te qeverise jane mjaft te qarta eshte koha sot me shume se kurre per te thene: Mjaft më!

Zjarr Tv Ad