“Në botë ka mungesë liderësh”/ Berlusconi për zgjedhjet në Itali: Unë do jem “dirigjenti” i qeverisë së ardhshme

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka zbritur në terren për të monitoruar zgjedhjet në shtetin fqinj.

Ai është takuar në një lokal me eksponentë të partisë së tij, “Forza Italia” ku ka deklaruar se forca e tij politike do të arrijë të marrë mbi 10% të votave.

“Jam në terren për të dhënë një kontribut vendimtar sëbashku me Forza Italia. Do të jem ‘dirigjenti’ i qeverisë së ardhshme” – tha Berlusconi.

Përsa i përket liderit të ri të vendit, Berlusconi u shpreh se ata duhet të bëhen vetë të tillë.

“Liderët duhet të dalin vetë. Në përgjithësi, në botë ka mungesë liderësh” – e përfundoi Berlusconi.

Zjarr Tv Ad