Zbardhen detaje nga dosja e prokurorisë për hetimet ndaj mjekëve të spitalit të Traumës që akuzohen për marrje ryshfeti.
Në hetimin e prokurorisë për mjekun Fitim Marku i cili u arrestua të shtunën e kaluar nga policia thuhet se ai i vendoste çmim pacientëve për shërbimin që u ofronte.
Më 23 Shtator, Fitim Marku del në përgjime duke biseduar me një agjentin e infiltruar që çoi në arrestimin e tij, të cilit i kërkon 10 mijë lekë për skanerin.
Ai thotë se paratë i ndan edhe me pjesën tjetër të kolegëve në spital duke zbuluar skemën e korrupsionit në radhët e bluzave të bardha.
Pjesë nga përgjimet
Agjenti – Më tha ajo që të prisja këtu në korridor .
Mjeku – Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?
Agjenti – Më thuaj or burrë, më thuaj.
Mjeku – Po ja se këtu është plot me njerëz.
Agjenti – Po sa?
Mjeku – Po ja, një qindëshe.
Agjenti – 100 mijë lekë?
Mjeku – Po.
Agjenti – Ok.
Mjeku – Se këto i ndajmë me të tjerat.
Agjenti – Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?
Mjeku – Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.
Agjenti – Ok.