Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar për satelitët që Shqipëria ka lëshuar në hapsirë, ku ka theksuar se kryeministrit Edi Rama ia ka zënë sytë korrupsioni dhe joshja e parasë.
‘Me një të rënë firme, Rama hodhi në ajër 5.7 milion euro nga xhepat e shqiptarëve. Vetëm ky sateliti na duhej se gjithçka e kemi në terezi’, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Satelitët numërues dhe një Kryeministër qorr
Me një të rënë firme, Rama hodhi në ajër 5.7 milion euro nga xhepat e shqiptarëve.
Vetëm ky sateliti na duhej se gjithçka e kemi në terezi.
Kemi shkolla të rrënuara dhe të mbyllura.
Kemi rrugë të florinjta e çfarë nuk kemi!
Madje kemi dhe instalacione 4 milonëshe euro.
Nga sot e tutje katet shtesë do numërohen me satelit, sepse Rama dhe administrata e tij nuk duan e nuk i shohin dot dhe nuk dijnë as t’i numërojnë.
E vetmja njësi numëruese e tyre janë eurot.
Ia ka zënë sytë korrupsioni e joshja pas parasë.