Tirana feston sërish në derbi. Tifozët në “Air Albania” shijuan një sfidë të fortë, të luftuar për çdo top, por në fund ai që bëri diferencën ishte Redon Xhixha, autor i një “dopjetë”. Fati dukej si ishte me bardheblutë teksa gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR akordojë një penallti në favor të Tiranës.
Nga 11 metra distanca, Rexhepi bën heroin duke i kuptuar krahun Xhixhës. Fati dukej se kaloi nga ana tjetër e kryeqytetit, teksa në minutën e 35-të, Bruno Lulaj i ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Skukës duke lënë Tiranën me 10-të lojtarë.
Atëherë kur më pak pritej, në limitet e pjesës së parë, Xhixha përfitoi nga një gafë e portierit Rexhepi duke kaluar Tiranën në avantazh dhe tifozët bardheblu në delir. Në fraksionin e dytë, Partizani s’postoi rivalët në gjysmëfushë, por fati nuk ishte me “demat” që flirtuan me golin e barazimit në më shumë se një herë. Të hedhur përpara, të kuqtë harruan sërish Xhixhën, me sulmuesin që përfitoi duke realizuar një super gol, kompletoi “dopjeten” e tij personale duke blinduar fitoren e Tiranës.
Ekipi i kuq e mbyll ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me të kuqe të Matondos (Për shkak të një ndërhyerje).
Ekipi i Shehit merr një sukses me forcë dhe karakter, mban kryeqytetin bardheblu dhe afron Tiranën me vetëm një pikë larg kreut që vijon të mbahet nga Partizani.