KLSH zbuloi se fëmijët jetimë tek “Zyber Hallulli” hanë më pak nga sa është kuota/ Deputetja e PD: Tronditëse, ka dështuar qeveria. Të ngrihet komision hetimor

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PD ka bërë një deklaratë për mediat ku ka denoncuar qeverinë dhe ministrinë e Çështjeve Sociale se ka dështuar pasi KLSH publikoi një raport me gjetje skandaloze në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Deputetja tha se ka kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor per kete skandal trondites qe ndodh me femijet jetime.

Deklaratë e deputetes së PD, Ina Zhupa nga Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Ndodhem përballë shkollës, institucionit rezidencial publik, jetimores “Zyber Hallulli”. Realisht nuk do doja kurrë që ta bëja këtë deklaratë, nuk është nga ato rastet ku mund të bësh luftë politike, por është nga to rastet e dhimbshme ku për të cilën përgjegjësia e kësaj qeverie duhet të jetë edhe më e madhe dhe ndjeshmëria e publikut është jashtëzakonisht shumë e madhe.

Si nënë, si deputete, si nënkryetare e grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, e kam përcjellë me shumë dhimbje raportin e kontrollit të lartë të shtetit teksa thuhet se ky institucion shtetëror i jep fëmijëve jetim më pak kuotë ushqimore sesa është e parashikuar me vendime të cilat parashikojnë se sa duhet të jetë sasia e parave që duhet të harxhohet për mirëushyerjen e këtyre fëmijëve, rreth 2mijë lekë më pak.

Rreth 2mijë lekë më pak me udhëzimin e vjetër, të çmimeve të vjetra thotë KLSH. Dhe aty janë më pak. Imagjinoni se sa shumë është më pak siç e evidenton edhe vetë kontrolli i lartë i shtetit me mosindeksimin e inflacionit që ka ndodhur këto vite.

Bëhet fjalë për një udhëzim të vitit 2018, ndërkohë që ne kemi pasur krizë çmimesh nga Covid-19, nga pandemia e gjatë, por edhe nga kushtet e luftës së Ukrainës tani që po përjetojmë. Pra rreth 4 vite të paindeksuara çmimet, imagjinoni çfarë lloj ushqimi marrin dhe çfarë kuote ditore marrin fëmijët e kësaj jetimore.

Nga ana tjetër, Kontrolli i lartë i shtetit thotë një gjë që është me të vërtetë për të ardhur keq. Sipas shërbimit social shtetëror, menuja ditore e kësaj qendre do të duhej të ishte e përcaktuar nga një ekip i cili përbën në vetvete një seri profesionesh të ndryshme, siç janë mjekët, edukatorët, punonjësit socialë për të përcaktuar se kush do të ishte menuja. Kjo gjë nuk bëhet, nuk përcaktohet nga ky ekip multidisiplinor siç e thotë shërbimi social shtetëror. Dhe këtë e evidenton KLSH.

Nga ana tjetër KLSH parashikon që ky institucion është një institucion që nuk i zbaton rregullat e miratuara nga vetë shteti. Kemi dështuar të gjithë si shtet. Ka dështuar qeveria, ka dështuar ministria e çështjeve sociale. Ka dështuar gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegësi shtetërore siç është mirëqenia e këtyre fëmijëve që është detyrë e shtetit.

Partia Demokratike e ka për detyrë, e ka për përgjegjësi dhe e ndjen që duhet të bëjë gjithçka në këtë drejtim për të arritur të drejtën në vend, por për të vënë para përgjegjësive ata që janë shkaktarët e kësaj situatë sot. Që nga ministrja e çështjeve sociale e deri tek edukatorja e fundit që mund të jetë përgjegjëse në këtë sistem të kalbur të keq administrimit të institucioneve rezidenciale publike ku janë fëmijët jetim sot.

Ky nuk është rasti i vetëm, para pak ditësh unë jam njohur si deputete e Sarandës me rastin e shpisë së fëmijëve aty, abuzimi që bëhej aty , dhunës që kishte. Dhe një seri rastesh që ne duhet të ngremë këmbanën e alarmit.

Për të cilën Partia Demokratike fillimisht do të kërkojë thirjen në komision të ministres Ogerta Manastirliu. dëgjesë publike me grupin “Miqtë e fëmijëve” dhe pët të sensibilizuar atë që ka nevojë për t’u bërë për këta fëmijë.

Nga ana tjetër unë kam kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Është përgjegjësia jonë, e parlamentit që të vendosin pikat mbi i, të thonë kush janë problematikat, kush janë përgjegjësit dhe çfarë duhet bërë qoftë nga ana e kontrollit të institucioneve, qoftë nga ana e bërjes së ligjeve dhe vendimeve të reja.

Kjo është një situatë nuk do ta lemë që të kalojë si një lajm i ditës. Është tronditëse dhe për në do të jetë çështje në rend të parë të ditës, të aktivitetit tonë parlamentar dhe publik..

Zjarr Tv Ad