Pedagogët në protestë të mërkurën për rritje pagash/ Sindikata bën thirrje: Mos bëni presione e intimidime. Qëndrojmë larg politikës

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sindikata e punonjësve të universiteteve ka dalë me një deklaratë për mediat këtë të hënë duke paralajmëruar për protestën që do të mbahet ditën e mërkurë më 5 tetor në Universitetin Politeknik.

“Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik për ta bërë këtë profesion misionarë të mirëpaguar. Të mërkurën 5 tetor ora 11 të bëhemi bashkë mnisioni ynë nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Të jemi bashkë për një vlerësim dinjitioz. Do qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona legjitime. Larg interesit politik. Kolegët e unuiversiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin protestën të mërkurën, le ta bëjmë këtë godinë simbolin e qendresës akademike”.

Sindikata kishte dhe një mesazh për krerët e institucioneve të arsimit të lartë që të mos ushtrojnë presion tek stafet për ti penguar që të marrin pjesë në protestë.

“Drejtues të institucioneve të arsimit të lartë publik ju lutem qendroni në lartësinë e detyrës duke mos penguar dhe intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë. Në anën tonë kemi të drejtën e ligjin”.

“Ka pasur shenja në mënyrë direkte të kërkesave për të mos marrë pjesë në grevë të gjithë rangjet e drejtimit duhet të kenë parasysh këtë fakt. Si pjesëmarrje do të jetë e madhe ka shunmë angazhim e sensibilizim nga pedagogët. Nuk kemi sinjalizime as për rritje pagash as për kërkimin shkencor dhe rivlerësimin e orës mësimore.

Sindikata e stafet presin rritje serioze dhe jo lëmosha si theksohet në mënyrë informale. Ti afrohemi pagesat e universiteteve të Kosovës brenda 2-3 viteve. Bojkoti është një nga mënyrat që do përdoret.

Ditën e mërkurë protesta nuk do jetë e ngjashme me protestën e fakultetit të shkencave, do jetë si një forum ku do marrin fjalën profesorë e përfaqësues të shoqërisë civile të studentëve. Do jetë forum për të mirën e universiteteve.

Kjo ështën një lëvizje akademike universitare e stafeve për të mirën e arsimit të lartë lasrg interesave të politikës së ditës. Të gjithë partive të pozitës të angazhohen se kanë fuqinë e pushtetit për të realizuar kërkesat e peticionit dhe opozitës e cdo faktori politik të kontribuojë me programin e tyre politik të fusë më shumë si do realizojnë një arsim publik të lartë cilësor”, tha drejtuesi i Sindikatës për mediat.

Zjarr Tv Ad