Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit se fëmijët jetimë tek “Zyber Hallulli” hanë më pak nga sa është kuota për ta, “është në kufijtë e të paimagjinueshmes”.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se “Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë”.
POSTIMI I PLOTE I ILIR META
Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.
Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë.
Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni.