“Zvarritja” për vendimin e PD/ Sula dhe Korreshi para Apelit: Të marrë fund agonia, jemi në prag zgjedhjesh!

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një përfaqësi e grupit parlamentar të PD-së ka dalë në deklaratë sot para Gjykatës së Apelit duke kërkuar marrjen e një vendimi sa më shpejt për ligjshmërin e drejtimit të partisë.

Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se çështja po zvarritet sepse ka indikatorë që kërkojnë të dëmtojnë Partinë Demokratike. Ai tha ndër të tjera se grupi i deputetëve do të paraqesë një shkresë për përshpejtimin e gjykimit ndërsa theksoi se do jetë pjesë e PD-së kushdo të shpallet fitues në këtë çështje.

Sula: Ne si përfaqësi e grupit parlamentar të PD-së kemi kërkuar që mos të ndikohet në rezultatin final sa i takon vendimit të Gjykatës për Partinë Demokratike.

Që nga 25marsi nuk ka ende një datë për shqyrtimin e ankimimit, kjo nuk ka të bëjë me gjykatën por është totalisht e planifikuar. Ka indikatorë ose persona të interesuar që ky proces të zgjatet sa më shpejt. Nuk jemi të interesuar për vendimin, por na intereson një ndarje njëherë e përgjithmonë, kjo është e panegociueshme. Çështja të gjykohet në Apel, një sahat e më parë! Të marrë fund agonia!

Se si zgjidhet pastaj problemi në bazë është dicka që u përket demokratëve por zgjedhjet po afrojnë dhe ne s mund të rrimë të ndarë për interes të Ramës. Nuk ka ende një datë për shqyrtimin e ankimimit, në 6 mars PD ka qenë një e vetme, pala tjetër u bashkua me PL-në, mbajtja peng e këtij vendimi dëmton partinë.

Zjarr Tv Ad