Paloka: A ka shpjegim Yuri Kim për sanksionet ndaj krye-patronazhistit?

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, reagoi pas lajmit se SHBA ka sanksionuar një politikan të lartë në Bosnje pasi kishte ngritur një skemë patronazhimi për zgjedhje, ndërkohë që uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e manipuluara nga rrjeti i patronazhistëve.

“Me siguri Yuri do na e shpjegojë dhe këtë;

Si mund të ndodhë që kryeministri i Bosnjes, pse përdori vetëm të dhënat e pensionistëve dhe vetëm për t‘ju çuar nga një mesazh propagande në zgjedhje, u sanksionua nga Departamenti i Thesarit të SHBA … ndërsa Rama që përdori të dhënat e gjithë votuesve, për t’ju bërë presion të hapur nëpërmjet patronazhistëve (siç ka dalë publikisht në media) jo vetëm nuk sanksionohet, po “e përqafojmë” si partner dhe e urojmë “për fitoren historike” pa u mbyllur ende procesi i votimit?!!!,” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad