Shamku i përgjigjet Gjinushit: Ish-ministri i Ramiz Alisë na tregon Albanologjinë, qiellin nuk e fut dot në bunkerin tënd sovjet

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studiuesja Ledi Shamku ka reaguar pas intervistës së Skënder Gjinushit, Kryetar i Akademisë së Shkencave, i cili deklaroi dje se procesi i reformimit të Akademisë së Shkencave është një proces që vazhdon ndërsa kritikat e ish-deputetes socialiste i quajti “sëmundje intelektualësh”. 

SHKRIMI I PLOTE I LEDI SHAMKUT:

Po ndjek me njërin sy një intervistë, se me syrin tjetër po bëj gati një botim (me propozim të Università di Bologna), një botim sociolinguistik që përmbledh 4 Teza Masteri mbi Arbërishtet nga studentet e mia. Jam krejt e zhytur në vizione e vegime perëndimore ku flitet e punohet veç për hapje e masivizim të kërkimit shkencor Pedagogë – Studentë.

Jam e lumtur se këto 4 vajza arbëreshe do kem mundësi, përmes akordesh ndëruniversitare t’i sjell për studime të thelluara edhe në Institucionin ku unë punoj në Tiranë – Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA), e cila duke qene një Institucion i Arsimit të Lartë, po me rezulton se e ka thjesht e mbarë të lidhet me Departamentin e Gjuhësisë ku unë punoj këtu ne Bologna.

Kolegët e mi të këtushëm i gëzohen kësaj marrëveshjeje ngaqë siç thonë ata me te drejte, kane mbi 40 vjet pa pase lajme nga Shqipja. Qysh në kohë të Tagliavinit – më thotë një koleg. Qesh dhe i them: atëherë ishim shkencërisht të lirë.

Pra jam në këto hulli të mendjes kur nga televizori më vjen zëri i politikanoakademikut Gjinushi. Sinqerisht nuk do të ma kapte veshi po qe se nuk do kish folur për Albanologjinë. Shikoni ç’thotë:

I Zoti i Akademisë: Albanologjia duhet të kthehet aty ku hyri në 1972, pra nën Asamblenë e Akademisë së Shkencave (bobooo prapë me Asamble ky! S’i ve faj, i asaj kohe është, i kohës se Pleniumeve. Ka qenë Ministër kur unë studente hyra në grevë urie për t’i rrëzuar “asamblenë”).

Moderatorja: A nuk është ky një kthim prapa?

I Zoti i Akademisë: Epo nanjëherë duhet kthyer prapa për të ecur para. (Bobooo! Vetëm Leninit ia kisha dëgjuar këtë variant kur shkruante “një hap prapa, dy hapa para).

Moderatorja: Por sërish mbetet kthim prapa apo jo?

I Zoti i Akademisë: Epo duhesh kthyer prapa kur ke humbur rrugën! Se duhet një shkencë elitare!!!

Këtu e mbylla televizorin se m’u sos! Se ish-Ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademisë po më tregonte serish RRUGËN mua ish-studentes së Dhjetorit, tashmë albanologe në Tiranë e pedagoge në Bologna, në Departamentin e Ekselencës të renditur të 42-tin në botë, e që ASA do ketë fatin ta ketë partner. Po na tregon sërish udhën ne “të paudhëve” që kemi shpërthyer bunkerin sovjet dhe shohim nga Europa.

Jo zotëri, ti Albanologjinë s’do ta kesh KURRE!
Dhe a di pse? Se ASA tashmë i përket Ballkanit dhe Europes, e jo bunkerit tënd.

Dhe sidomos, se Albanologjia, sikundër çdo dije tjetër nuk ka me qene kurrë ELITARE siç e do ti (ta neveris këtë koncept prej Bllokmeni tipik), por do vijoje te jete një shkence qe i shërben Shpatullave te Kombit, Ndërlidhjes se mbare Kombit, Reformimit te Shkollimit me Gjuhe e Kulture të mbarë Kombit.

Ta neveris sovjetizmën tende! Ndaj për këtë, qofte edhe vetëm për këtë, ti Albanologjinë nuk do ta burgosesh dot në kthinat e Asamblese se Akademisë tënde, se jotja është e qoftë!

Albanologjia është Qielli drejt se cilit ngre sytë çdo shqiptar! Dhe ti qiellin nuk na e fut dot në bunkerin tënd sovjet!

Jetë të gjatë, Albanologjia ime! Te gjate sa Kombi yt! Të Lirë sa Gjuha jote!/

Zjarr Tv Ad